FSK-ja, pjesë e ushtrimit ‘Albanian Effort 19’ (Foto)

09 shtator 2019 | 17:52

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, me personel nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, me një Togë të këmbësorisë, duke përfshirë oficerë shtaborë për Kontrollin e Lartë (NONLART) dhe shtab në terren, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me vëzhgues kontrollues, i janë bashkuar ushtrimit “Albanin Effort19”.

Ky ushtrim është duke u realizuar në poligonin ushtarakë në Biza të Republikës së Shqipërisë. Në këtë ushtrim janë duke marrë pjesë 12 shtete: Shqipëria, ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

FSK-ja, në këtë ushtrim shumëkombësh, ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit me njësitë partnere, ngritjen profesionale dhe testimin e aftësive të vendimmarrjes ushtarake në një mjedis shumëkombësh, për të testuar aftësitë e ndërhyrjes së përbashkët në kohë krizash.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)…