FSK-ja realizon ushtrimin fushor ‘Iron Platoon’

23 shtator 2022 | 11:55

Regjimenti i parë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon” në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Qëllimi i ushtrimit ka qenë trajnimi i togjeve të Kompanisë 1B në skenare të ndryshme luftarake në nivel togu me municion real (Life Fire Exercise LFX-Platoon Level), me q ‘rast pjesëmarrësit patën mundësinë të praktikojnë detyrat e : sulmit në objektiv në nivel togu dhe togu i këmbësorisë në mbrojtje.

Ushtrimi u realizua në kuadër të planit vjetor të trajnimeve, ku togjet treguan përformancë të shkëlqyer në ekzekutimin e misionit dhe detyrave të planifikuara në përputhje me standardet doktrinore në fuqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…