FSK-ja shënon “Ditën e Forcës” me shumë aktivitete

27 nëntor 2018 | 08:34

Forca e Sigurisë së Kosovës shënon sot “Ditën e Forcës”.

Kjo ditë shoqërohet me shumë aktivitete të cilat nisin nga ora 10:00 dhe mbarojnë në orën 13:00 në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aktiviteti kryesor do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në “Ditën e Forcës”, FSK-ja mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat e saj, Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së…