Ftesa e Kurtit synon ta delegjitimojë opozitën
01 maj 2025
| 08:35
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka deklaruar se ftesa e Albin Kurtit për takim drejtuar liderëve të PDK-së dhe LDK-së është përpjekje për ta delegjitimuar opozitën.
Sipas saj, takime të tilla janë përdorur edhe më herët për të krijuar përshtypjen e angazhimit për formimin e qeverisë, ndërkohë që opozita paraqitet si pengesë.
Kuçi tha se bllokimi institucional po ndodh pa arsye të forta, duke përmendur çështjen e Albulena Haxhiut si shkak i pakuptimtë nga të dyja palët.



