Fundi i lojës: “edhe Rusi edhe BE”

20 prill 2022 | 10:34

Ish-ambasadori dhe profesori universitar i diplomacisë, Blerim Reka, ka thënë se dje, senatorët amerikanë i kërkuan Vuçiqit përcaktim të qartë për BE-në dhe jo me Rusinë.

Sipas tij, të njejtën ia kërkoi Beogradit, më herët edhe Brukseli.

“BE-ja javën e kaluar, dënimin e invazionit Rus në Ukrainë, e ngriti në kusht të ri për anëtarësim. Tash kredibiliteti i BE-së do të testohet se sa do ta zbatojë këtë kondicionalitet edhe ndaj Serbisë”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Reka ka theksuar se jetësimi i tij strikt, do të kërkojë që BE-ja të ndërpres negociatat anëtarësuese me Serbinë, sepse ajo nuk e përfillë politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, nuk i zbaton sanksionet kundër Rusisë dhe vazhdon të armatoset nga Rusia dhe Kina.

“Këto janë dëshmi të mjaftueshme për BE-në, që ti heq Serbisë trajtimin e gjertanishëm përkëdhelës krahasuar me pesë shtetet e tjera të Ballkanit”, ka shkruar Reka.

Ai ka theksuar tutje se: “Lojës shumëvjeçare të Serbisë: ‘edhe Rusi edhe BE’ i doli boja. Qëndrimi në dy karriga, më nuk kalon, as në Bruksel e as në Uashington”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dibran Demaku   rri zgjuar e ëndrrës ia bën me…