Fundjavë e ‘nxehtë’ në Torino, vijnë Pogba e Di Maria

06 korrik 2022 | 16:59

Në Torino pritet të jetë një fundjavë e nxehtë, pasi më 9 dhe 10 korrik do të zbarkojnë dy blerjet e mëdha të Juves, Paul Pogba dhe Angel Di Maria.

Francezi pritet të vijë të shtunën për t’iu nënshtruar fillimisht vizitave mjekësore, ndërsa më pas do të hedhë firmën mbi një kontratë katërvjeçare, kontratë e mbyllur kohë më parë. Pogba rikthehet në këtë mënyrë në Torino pas 6 vjetësh me shpresën për t’u ngjitur edhe një herë në majën e futbollit evropian.

Angel Di Maria pritet të vijë në Torino më 10 korrik të dielën. Nuk ka asnjë pengesë as për sulmuesin argjentinas, vetëm detaje burokratike, pasi kontrata me ish-futbollistin e PSG-së është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Objektivi i Max Allegrit ishte që të dy lojtarët të bashkoheshin se më shpejt me ekipin në fazën përgatitore, një dëshirë kjo e plotësuar. Sigurisht afrimi i Pogbas e Di Marias nuk mbyll merkaton e Juves as në hyrje e as në dalje.

De Ligt mbetet një temë e nxehtë pasi nga largimi i mundshëm i De Ligt lidhet dhe pjesa tjetër e merkatos në hyrje ku emri i Zaniolës është kthyer në prioritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare. Një ditë…