Fundjavë me spektakël në 3×3 Challenger Prishtina

15 korrik 2022 | 17:28

Kryeqyteti i Kosovës do të mirëpresë një ngjarje të jashtëzakonshme në 3×3. Për herë të parë do të mbahet 3×3 Challenger, që do të organizohet nga 3×3 Prishtina, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), komunës së Prishtinës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Kjo ngjarje do të mbahet më 16-17 korrik. Ditën e shtunë do të garohet nga ora 16:00 deri në orën 24:00, kurse të dielën nga ora 18:00. Ngjarja organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në këtë Challenger do të marrin pjesë 14 ekipe.

Turneu pritet të jetë shumë cilësor, pasi marrin pjesë ekipe nga Gjermania, Belgjika, Holanda, ShBA-ja, etj. Për vendasit do të garojnë Ardit Pepaj, Lejson Zeqiri, Bardh Rexha dhe Arian Qallaku. Shpërblimi për vendin e parë, të dytë dhe të tretë në total është 40 mijë euro. Po ashtu, finalistët kualifikohen për në Debrecen të Hungarisë, në Masters, në ngjarjen më të madhe që mbahet. Ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt nga “Kujtesa”, por edhe në “Art Motion”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka thënë se është duke e referuar Hungarinë…