Funksionalizohet E-Kiosku në Deçan

18 tetor 2019 | 16:08

Në Komunën e Deçanit është funksionalizuar E-Kiosku, i cili do të jetë shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, është qytetari i parë i cili është pajisur më certifikatën e lindjes në E-Kioskun e vendosur në hyrje të objektit të Komunë së Deçanit, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve 24/7.

Ramosaj ka thënë se ka falënderuar drejtorin e Administratës Komunale, Jashar Dobraj për  realizimin e këtij projekti i cili është në interes të qytetarëve të Komunës së Deçanit. “Duhet ta falënderoj drejtorin e Administratës Komunale, Jashar Dobraj për përkushtim e tij në realizimin e këtij projekti mjaftë të rëndësishëm për qytetarët. Ne si institucion komunal, në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje që qytetarëve t’iu krijojmë kushte më të mira dhe lehtësim të proceduarve. Një nder premtimet tona është edhe vendosja e E-Kioskut”, ka thënë Ramosaj.

Në E-Kioskun i cili tashmë është funksionalizuar qytetarët mund të pajisen me ekstraktin e lindjes, certifikatën e lindjes, certifikatën martesore, certifikatën e vendbanimit, deklaratën e bashkësisë familjare dhe  certifikatën e shtetësisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedë me zonjën Nurije Avdiu, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe…