Funksionalizohet Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

21 korrik 2022 | 11:18

Është funksionalizuar Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit.

Qëllimi është që përmes kësaj Zyre bazuar në kompetencat e saj dhe legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me nivelin qendror, banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t’u dilet në ndihmë duke i trajtuar dhe adresuar të gjitha kërkesat dhe çështjet e tyre që dalin si nevojë e problemeve të ndryshme në të gjitha segmentet, siç janë në aspektin e dokumenteve të identitetit dhe shtetësisë, aspektin arsimor në rritjen e kuotës për pranim në universitetet publike të Kosovës, përfshirjen në shpërndarjen e bursave, në aspektin kulturor, rinor, ekonomik, etj.

Për të gjitha kërkesat, banorët e Luginës mund të adresohen te ish-objekti i ekzekutivit, afër sheshit “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas ditëve të nxehta, freskia vazhdon të gjendet në çdo…