Fuqizimi i bizneseve prioritet i OAK-së dhe ATK-së

14 tetor 2021 | 15:13

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj dhe zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për operacione në ATK, Nijazi Asllani.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth krijimit të lehtësirave të të bërit biznes, rëndësisë së luftimit dhe zvogëlimit të informalitetit, edukimit të tatim/paguesve, e ngritjes së vetëdijesimit për obligimet tatimore.

Gjatë këtij takimi u diskutua rritja e bashkëpunimit reciprok, organizimet e përbashkëta për informim të saktë të bizneseve lidhur me obligimet dhe legjislacionin në fuqi, mundësia e ofrimit të përkrahjes për bizneset që kanë target eksportin e motivimet për deklarime.

OAK-u po ashtu ngriti si çështje edhe disa nga kërkesat e pranuara nga ana e bizneseve e që kanë të bëjnë me inicimin e Ligjit për Kallo, shtimin e shërbimeve në kuadër të platformës EDI, me qëllim të eliminimit të procedurave burokratike për pajisje me dokumentacion e digjitalizimin e shërbimeve.

Drejtori Murtezaj duke falënderuar OAK-në për pritjen, ka theksuar që si ATK janë të gatshëm të ofrojnë përkrahjen e tyre në çdo proces që kontribuon në legalizimin e biznesit dhe ekonomisë, dhe të ofrojnë mbështetje profesionale në çështjet me interes reciprok.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…