Fury: Emri i kundërshtarit nuk ndonjë rëndësi

24 nëntor 2021 | 17:20

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), u shpreh se nuk ka preferenca në lidhje me rivalin e radhës.

Ai konfirmoi se do të përballet me atë boksier që do të jetë i disponueshëm në atë çast që ai do të rikthehet në ring, në shkurt ose mars të 2022-shit.

“Tani për tani po shijoj jetën time, duke i marrë ditët një e nga një. Nuk jam shumë i interesuar në lidhje me emrin e rivalit, pasi për mua nuk ka ndonjë ndryshim se cili është përballë meje në ring. Do të dueloj me atë që do të jetë i disponueshëm. Pasi ta mësoj emri do ta nis përgatitjen”, ka thënë Fury.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar…