Fushë Kosova ndihmon pakicat

24 mars 15:50

Komuna e Fushë Kosovës sot ka ndarë disa pako higjienike në lagjet “28” dhe “29” te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas, me qëllim të lehtësimit të gjendjes dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Qytetarëve atje iu shpërndanë 250 pako ushqimore dhe higjienike.

Ndërsa punonjësve shëndetësorë të QKMF-së, që po e luftojnë këtë pandemi, një kompani private u ka dhuruar 2 000 palë doreza.

“Në këtë kohë të përballje me COVID-19, DPT ‘Roza’ ka dhuruar për QKMF-në një donacion prej 2 000 palë dorëzash. QKMF falënderon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe thekson se angazhimi i gjithë stafit të kësaj qendre është në nivel të detyrës edhe në këto ditë të vështira në dobi të shëndetit të të gjithë qytetarëve”, ka njoftuar Komuna e Fushë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në profilin e tij zyrtar…