Fushë-Kosova, Zona Industriale, Kalabria dhe Obiliqi do të kenë reduktime të ujit

17 janar 2023 | 19:45

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve atmosferike, ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.

Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë maksimalisht ujin për pije.

Si pasojë e kësaj, Fushë-Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë redukime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00.

“Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit. Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal”, ka njoftuar Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka shkruar në…