Futbollisti brazilian akuzon trajnerin Duro

14 janar 2019 | 10:13

Mesfushori brazilian Edenilson Bergonsi ka konfirmuar se përfundimisht është larguar nga Drita e Gjilanit.

Ai e ka akuzuar trajnerin Shpëtim Duro që nuk i jep asnjëherë mundësinë ta dëshmojë vetën.

“Dua t’i them mirupafshim Dritës, faleminderit për ngrohtësinë që më kanë dhuruar tifozët. Fatkeqësisht, nuk kisha mundësinë të luaja dhe ta tregoja futbollin tim si dhe ta ndihmoja ekipin si herën e parë në Gjilan. Trajneri kurrë nuk foli me mua, kam luajtur në shumë klube të rëndësishme dhe minimumi që doja ishte të trajtohesha me respekt. Por, jam i sigurt, që në aspektin profesional unë i jam dedikuar shumë stërvitjes, kam qenë gjithmonë i pranishëm duke pritur për shansin tim. Fat të mbarë, Dritës! Gjithmonë do t’i kryqëzoj gishtat për Dritën”, shkruan Bergonsi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për…