Futbollisti i Bayernit infektohet me Covid

27 korrik 2021 | 13:08

Koronavirusi kthehet te klubet dhe gjatë ditëve të fundit janë njoftuar infektimet e para në klubet e arenës së madhe të futbollit.

Ditën e sotme Bayern Munchen konfirmon një lojtar të infektuar dhe bëhet fjalë për Corentin Tolisso. Mesfushori i Francës është kthyer prej ditësh në stërvitje, por tashmë do i duhet të ndalet.

Gjendja e tij shëndetësore nuk shfaqet shqetësuese, por kjo nuk e shmang izolimin deri në shërim të plotë të tij, për të shmangur përhapjen te pjesa tjetër e ekipit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi malazez Stevan Jovetiç ka mbyllur bashkëpunimin me Monacon dhe…