Futbollisti i Lirisë ftohet nga Namibia

08 mars 2023 | 14:52

Prins Tijueza po shkëlqen me paraqitjet e tij tek Liria, duke bërë për vete adhuruesit e klubit bardhezi. Sulmuesi anësor ka shënuar gjashtë gola, derisa ka dhuruar edhe disa asistime dhe në të janë shkaktuar edhe penallti.

Këto paraqitje kanë bërë që 20-vjeçari të ftohet nga Namibia për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Afrikës, me Kamerunin në datat 23 e 28 mars.

“Ftesa tij në reprezentacion tregon shumë qartë çfarë futbollisti kemi në skuadër”, ka shkruar Liria. Ndërkaq, futbollisti në fjalë ka deklaruar se ka synim më Lirinë të kthehet në Superligë. “Tashmë synimi vetëm është që me klubin Lirinë të kthehemi në Superligë. Këtu ka një organizim të mirë. Po kaloj shumë bukur me shokët e skuadrës. Poashtu, publiku e donë futbollin. Shpresoj që bashkarishtë të arrijmë objektivin, kthimin në Superligë”, ka deklaruar Tijueza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi,…