Futbollisti i Realit infektohet me Covid

20 janar 2021 | 14:40

Real Madrid vazhdon të përballet me probleme. Gazeta spanjolle “AS” ka njoftuar se mbrojtësi Nacho Fernandez ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Nacho do të jetë jashtë fushës për dy javë për shkak se do të izolohet dhe do t’i mungoj Realit në disa ndeshje.

Fernandez do të jetë mungesë e madhe për Realin, i cili tashmë është pa Sergio Ramosin e Raphael Varanen, gjë që detyron trajnerin Zinedine Zidane ta ftoj të riun Victor Chust që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë. Fernandez 31-vjeçar këtë sezon ka regjistruar dhjetë paraqitje në të gjitha garat me Real Madridin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UNICEF-i, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së…