Futbollisti ndërron jetë pas atentatit me armë në Holandë

19 shtator 2019 | 15:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku gjatë orëve te natës është sulmuar me armë dhe ka mbetur i vrarë mbrojtësi i Kuik Bojs, Kelvin Maynard.

Në Amsterdam gjatë natës, futbollisti ishte duke ecur me makinën e tij, por papritur një motor i ka zënë rrugën. Dy personat e paidentifikuar ende kanë sulmuar me armë 32-vjeçarin, i cili mbeti i plagosur.

Ambulanca mbërriti pak minuta më vonë, për të shoqëruar lojtarin në spital, aty ku ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Maynard ka luajtur më parë me ekipe si Barton, Emern dhe së fundmi Kuik Bojs. Kjo ngjarje vjen fill pas vdekjes së futbollistit Fernando Riksen. Një javë shumë trishtuese për futbollin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe…