Futbollisti serb i Zalgiris shpërndan postimin ku shkruhet se ai do luajë në të ‘ashtuquajturën Kosovë’

05 korrik 2022 | 14:36

Futbollisti serb, Ivan Tatomiroviq që është pjesë e skuadrës së Zalgiris, kundërshtarit të Ballkanit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve ka shpërndarë një postim ku shkruhet se ai do të luajë në “të ashtuquajturën Kosovë”.

Ballkani dhe Zalgiris ndeshen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

“Sport.srbija1” ka publikuar në Instagram pamjet e stërvitjes së Tatomiroviqit me Zalgiris në stadiumin “Fadil Vokrri” teksa kanë shkruar se ai do të luajë kundër Ballkanit në të “ashtuquajturën Kosovë”, duke shkaktuar një skandal të madh.

“Mbrojtësi ynë Ivan Tatomiroviq do të luajë me lituanezët e Zalgiris në ndeshjen kundër Ballkanit, në të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në postimin skandaloz të profilit në fjalë. Ivan Tatomiroviq këtë postim e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati britanik, Ben Emmerson nuk i ka ndalë përpjekjet e…