Futet ilegalisht në Kosovë, gjenden mallra me prodhim të Serbisë

31 dhjetor 2023 | 20:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në Jashanicë të Komunës së Leposaviqit ka ndaluar një kombi, i cili kishte hyrë nga Serbia për në Kosovë, përmes rrugëve ilegale.

Ndërkohë, vozitësi i kombit ka vërejtur njësinë policore, ku më pas ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Pas kontrollimit të automjetit, policia ka vërtetuar se ai ishte i mbushur gjëra ushqimore dhe pije alkoolike.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj po punon me përkushtim në menaxhimin dhe kontrollin e vijës kufitare, si dhe parandalimin e veprave penale që ndërlidhen me kontrabandën apo kalimet e paautorizuara të kufirit shtetëror”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, në lidhje me rastin janë informuar njësitet relevante dhe automjeti është dërguar në Terminalin Doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj,…