FYESIT DHE POSHTRUESIT E LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS NUK DUHET TË JENË ATY KU NDEROHET AJO

31 gusht 2022 | 19:09

Ismet Sylejmani

Vendosja me 28 Gusht 2022, e një pllake nderimi e respekti në Tetovë te familja atdhetare Sherifi, një nga bazat e aktivitetit ilegal, pokitiko-patriotik të Lëvizjes Popullore të Kosovës, u bë zbulimi i saj edhe me pjesmarrjen e Kryetarit të Tetovës Bilall Kasami!

Normale do të ishte pjesmarrja e Kryetarit të Komunës, sikur sjellja e tij në të kaluarën ndaj LPK-së të ishte me respekt e me nderim, me konsideratë e me mirënjohje!

Por me këtë Kasamin diçka nuk është në rregull!…

Ky edhe e ka sharë edhe e ka fyer, edhe e ka poshtëruar edhe e ka denigruar ideologjinë e LPK-së dhe vetë LPK-në, dhe si i pqfytyrë shkon në evemimentin për Atë të famshmen Lëvizjen Popullore të Kosovës, Heroinën Lavdimadhe të Kombit!
Ky në të kaluarën bënte akuzë banale për ideologen e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Kryetarit të sajë, Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, dhe pa fije turpi shkon e merr pjesë aty ku nderohet Lëvizja!

Prandaj unë si njëri nga anëtarët dhe drejtuesit e lartë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, pjesmarrjen e tij në një eveniment ku nderohet LPK dhe në një nga çerdhet e veprimtarisë dhe aktivitetit patriotik-revolucionar të saj, e quaj të paparanueshme, mendoj se është absurde dhe anakronike!

Gjithashtu unë si njëri nga të intervistuarit nga portali indeks.mk, per rastin Kasami, gjatë debatit të tij televiziv në Clic tv 21, në Nëntor të vitit 2016, per fyerjet e tij ndaj LPK-së, shpreh paknaqësinë time, ndaj Shoqërisë “Lëvizja”, dhe kërkojë të mos tolerojë dukuri të tilla shëmtuese, sepse kështu denigrohet pa të drejtë veprimtaria atdhetare dhe patriotike e Organizatës tonë, e kaluara e lavdishme e të cilës shkëlqen gjithnjë e më shumë dhe do të shëndërijë për gjithmonë, e nuk mund ta nxijë askush, qofshin ata edhe me petk pushteti e salltanete tjera!

Prishtinë, 31 Gusht 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në…