“Gabim të ngrihen zhurma të pabazuara”, Deputeti i VV-së: Ligji për KPM-në nuk shkakton kontroll të mediave nga qeveria

01 shkurt 2024 | 20:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka reaguar ndaj kundërshtimit të ligjit të Qeverisë për mediat, derisa ka thënë se është gabim të ngrihen zhurma të pabazuara, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky ligj është model evropian dhe nuk shkakton kontroll nga Qeveria.

Deputeti ka shtuar se askush s’duhet të ketë frikë nga transparenca.

Postimi i tij i plotë:

Ligji për KPM-në vjen sipas direktivave të BE-së dhe me model evropian. Ky ligj synon të vendosë të njëjtin standard rregullues si për televizionet e radiot, ashtu edhe për mediat online që prodhojnë material audiovizuel.

Përderisa është krejt e qartë se ky ligj nuk shkakton kontroll të televizioneve nga qeveria, atëherë pse mendojnë se i njëjti ligj shkakton kontroll të portaleve?

Është gabim të ngrihen zhurma të pabazuara.

Ligjet nuk janë të përjetshme e as perfekte, dhe nëse pas një kohe e shohim se ka nevojë për ndryshim e përmirësim, e diskutojmë së bashku dhe e bëjmë. Por ligji për KPM që po miratojmë, po e përsëris edhe një herë, është me direktivë nga BE dhe me model nga BE, prandaj nuk ka nevojë për supozime të pabazuara kinse do të shkelet liria e medias. Mediave u garantohet liria e të drejtat, e njëkohësisht u bëhen transparente financat.

S’ka pse të ketë frikë askush nga transparenca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit tha se është thellësisht i zhgënjyer…