Galatasaray i shtohet garës për Muriqin

30 maj 2019 | 23:03

Vedat Muriqi raportohet se do të vazhdojë karrierën te Galatasaray.

Edhe pse vazhdimisht u raportua se Fenerbahçe do të jetë destinacioni i sulmuesit nga Kosova, “Haberturk” raporton se në garë ka hyrë fuqishëm Galata që pritet të transferojë shtatgjatin për pak ditë.

Ylli i Rizesporit ka shkëlqyer në edicionin e fundit duke realizuar 17 gola në 34 ndeshje.

Më herët ishte raportuar se edhe Real Betisi është në garë për kosovarin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Gazeta NewBorn" ka arritur të zbulojë një kontrabandë të madhe…