Gani Gërmia lëndon krahun

07 dhjetor 2023 | 08:48

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 2” u zhvillua një lojë. Si pasojë e saj u lëndua një nga banorët e kësaj shtëpie.

Për disa çaste u ndalua transmetimi në dy kanalet e BBVK, teksa pas rikthimit të transmetimit banorët janë duke diskutuar në mes vete se si ndodhi ngjarja.

Ata tregojnë se banori që u lëndua është Gani Gërmia.

Aktori Besi në një diskutim në dhomë u shpreh se ai është lënduar në dorë. Po të njejtën gjë tha edhe Alby.

Më pas Gania u shfaq para banorëve me dorën e lidhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur shpalljen publike…