Gara rajonale për zhvillimin e ekonomisë, Kosova e para për rritjen e PBB-së për vitin 2021

15 gusht 2021 | 17:35

Në garën rajonale për zhvillimin e ekonomisë, Shqipëria vazhdon të tregojë rritje të ndjeshme ekonomike. Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj ka bërë krahasim të situatës mes vendeve si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në gjashtë muajt e parë të vitit 2021.

Sa i përket rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), Kosova zë vendin e parë me 5.6 për qind e më pas Shqipëria e 0.1 pikë më pak. Pozitivisht ka ecur edhe Serbia me një rritje prej 1.7-përqindësh, ndërsa Shkupi ka një trend ende negativ.

Sa i përket inflacionit vjetor, është Serbia që mban vendin e parë me 3.2 për qind, ndërsa Shqipëria zë vendin e fundit.

Ky tregues vlen si për ta matur ecurinë e konsumit, por edhe zhvillimin afatgjatë të ekonomisë.

Papunësia në Shqipëri, sipas Bankës Qendrore, u rrit 0.5 për qind. Por, sipas të dhënave zyrtare, nivelin më të lartë e ka Kosova me 27 për qind dhe Maqedonia e Veriut me 16 për qind. Beogradi dhe Tirana kanë një trend thuajse të njëjtë.

Banka e Shqipërisë, duke analizuar uljen e normës së interesit për kreditë hipotekare dhe për bizneset, parashikon vazhdimin e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë, kjo e shoqëruar me rritjen e besimit pas heqjes së kufizimeve për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Edhe në tregjet ndërkombëtare, nënvizon institucioni qendror bankar, shënohet një zhvillim i fortë i ekonomisë i shoqëruar edhe me rritjen e konsumit. (Ora News)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
RB Leipzig e ka nisur me humbje edicionin e ri…