Garantuesit e pavarësisë e bënë koalicionin e ri qeverisës

10 shkurt 2020 | 19:06

Bujar Berisha, New York

U deshën disa vizita të detyrueshme nga Washingtoni dhe Berlini në mënyrë që fituesit e rinj të zgjedhjeve të kuptojnë se garantuesit e pavarësisë dhe sigurisë sonë nuk do lejojnë zgjedhje të reja, dhe nuk do të bëjnë kumbarën e “Balkan democracy”, (demokraci alla ballkanqe). Fituesit normalisht deklaruan se “meritat” për qeverisje në koalicion ju takojnë atyre, dhe prodhuan kabinetin e ri qeverisës. Mirëpo çfarëdo kuadrosh ofroi LDK-ja për ta konsoliduar demokracinë, luftuar korrupsionin dhe lehtësuar sadopak jetën e vështirë të qytetarëve? Ata ofruan për postet ministrore disa fosil të cilët në qeverisjet e mëparshme nuk kanë treguar produktivitet dhe nuk ua kanë lehtësuar jetën qytetarëve sadopak.

Mbetet të shihet se si ministrat e Vetëvendosjes do të transformohen nga fanatikë-e dogmatistë socialistënë shërbëtorë publikë, ku rregullat demokratike, sundimi i ligjit, respektimi i etikës dhe kooperimi nëfushat e interesit kombëtar me opozitën, duhen tërespektohen. Kryeministri i ri Albin Kurti ditën e parë të qeverisjes së tij e filloi me dogmë tipike socialiste duke bërë hyxhym në stilin se partia (qeveria) duhet të jetë sa më afër popullit. Por prapa Kurtit nuk mbeti as kryetarja e re e Kuvendit, Vjosa Osmani, e shkolluar në ShBA. Ajo që në fillim vërtetoi se, edhe pse ishte edukuar në demokracinë amerikane, përpos shkollimit në atë vend nuk kishte arritur që ta kuptojë filozofinë unike të saj. Duke u bazuar në “ligj ”me një lëvizje u barazua me aktet e mëhershme patetike të liderëve të tjerë vendorë, duke lëvizur fotografinë e presidentit aktual. Mbase “ligji” stipulon një gjë të tillë, por zonja e re e edukuar nëAmerike duhet që ta kuptojë se Washingtoni funksionon me ligje të shkruara dhe me ato të pashkruara. Ato, të pashkruara në një moment të caktuar të jetës politike janë po aq të barabarta sa ato të shkruara. Po ashtu etika në përditshmërinë politike në shoqërinë amerikane është jashtëzakonisht e rëndësishme. Edhe pse e shkolluar në Amerike, kryekuvendarja duket që është e infektuar me virusin e Tiranës-ku në këtë mandat vijnë ballistët dhe ndryshojnë çdo gjë nga qeverisja e mëparshme duke filluar me hakmarrje politike në emër të “ligjit”, e mëpastaj vijnë  komunistët që përveç akteve “tit for tat(dëmtimi i kundërshtarit, apo nënçmimi i tij, pas nënçmimit të mëparshëm të pësuar nga ai), e ngritin hakmarrjen në një nivel të ri.

Paradoksi qëndron në faktin se veprimi impulsiv dhe i pavetëdijshëm i kryekuvendares Osmani, bie ndesh me filozofinë politike amerikane në të cilën ajo deklaron se mbështetet.

Mëritë janë dukuri normale në një shoqëri, por, ato nuk pranohen në një shoqëri të zhvilluar kur bien ndesh me degradimin e standardeve politike të asaj shoqërie.

Është evidente se edhe pas investimeve tëkonsiderueshme në kuadro të reja nga ana e ShBA-dhe BE-së, mbetet shumë për t’u dëshiruar, e treguesi më faktik është elita politike greke, të cilët edhe pse u shkolluan në Perëndim, ata e bankrotuan Greqinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian  Mustafa, ka…