Gashi, Apostolovës: Luftimi i krimit dhe korrupsionit, prioritet i MPB-së

25 prill 2018 | 14:20

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, ministri Gashi ia ka bërë me dije Apostolovës se prioritet kryesor i MPB-së është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gashi ka theksuar se MPB-ja është e përkushtuar për të avancuar edhe më tutje bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për plotësimin e kushteve në procesin e liberalizmit të vizave.

Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se mbesin të përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë. Ajo ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet dhe Financa ka votuar raportin vjetor të…