Gashi dhe Berisha diskutojnë për shndërrimin e zonës së hirit në park

05 nëntor 2019 | 11:47

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka takuar kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, me të cilin ka diskutuar për planet ndërkomunale dhe mundësitë për shndërrimin e zonës së hirit në park.

“Me kolegun Burim Berisha kryetar i komunës së Fushë Kosovës, diskutuam për planet ndërkomunale, mundësitë për shndërrimin e zonës së hirit në park, si dhe bashkëpunime tjera në interes të të dy komunave”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit ka mbajtur një…