Gashi fton kompaninë “Valgo” për investime në Kastriot

06 shtator 2018 | 16:45

Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim një delegacion të kompanisë “Valgo” nga Franca të udhëhequr nga menaxheri Antonio Passarelli.

Gashi ka informuar përfaqësuesit e kësaj kompanie për situatën në të cilën gjendet Komuna e Obiliqit.

Më tutje, Gashi ka diskutuar me mysafirët për mundësinë e bashkëpunimit në trajtimin dhe përmirësimin e ajrit, ujërave të zeza dhe tokës së kontaminuar në Komunën e Obiliqit.

Kompania “Valgo” merret me trajtimin e ajrit, liqeneve dhe tokës, ku tokën e ndotur e pastron dhe e transformon në tokë pjellore ndërsa shumicën e mbeturinave i përpunon dhe i transformon në energji efiçiente.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komitetit për Komunitete në Malishevë kanë vizituar tri…