Vizitohen shkollat në Malishevë ku mësojnë nxënësit rom dhe ashkali

06 shtator 2018 | 16:44

Anëtarët e Komitetit për Komunitete në Malishevë kanë vizituar tri shkolla në këtë komunë, në të cilat nxënësit, romë e ashkali ndjekin mësimet e rregullta.

Shkollat që janë vizituar janë Shkolla e Mesme e Lartë “Lasgush Poradeci” në Kijevë, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Kajtaz Ramadani“ po ashtu në Kijevë dhe Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Naim Frashëri” në Banjë.

Anëtarët e këtij komiteti janë njoftuar nga drejtorët e këtyre shkollave, për vijimin e nxënësve të komunitetit romë e ashkali, integrimin e tyre të plotë në sistemin arsimor, trajtimin e barabartë si për të gjithë nxënësit, krijimin e kushteve dhe dhënien e mundësive të barabarta në mësimnxënie e mësimdhënie dhe aktivitete brenda e jashtë shkollës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me…