Vazhdojnë punimet për ndërtimin e “Kanalit të Gështenjës”

06 shtator 2018 | 16:36

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se janë duke vazhduar punimet për rregullimin e kanalit të ujitjes në këtë komunë i cili do të ujit katër fshatra.

“Po vazhdojnë punimet sipas dinamikave të parapara të kanalit të ujitjes ‘Kanali i Gështenjës’. Përmes këtij kanali ujiten tokat e fshatrave: Lëbushë, Isniq, Strellc i Epërm, Strellc i Ulët! Ky projekt është bashkëfinancim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Komunës së Deçanit, ndërsa menaxhimin e këtij projekti e ka kompania regjionale ‘Hidro Drini’”, ka deklaruar Ramosaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetin…