Gashi i përgjigjet Qunit: Vetëm unë flas në emër të LDK-së

25 mars 2020 | 19:09

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzoi LDK-në se për qëndrime të ndryshme.

Selimi iu referuar deklaratës së Anton Qunit dhe Agim Veliut, që u shprehe pro dhe kundër sa i përket vazhdimit të koalicionit me VV-në.

Por mori përgjigje nga shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se në emër të kësaj partie ka të drejtë të flas vetëm ai.

Ndërsa deputetët tjerë tha se flasin vetëm në emër të tyre dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet e LDK-së.

“Unë jam i vetmi i autorizuar për të folur në emër të LDK-së, deputetët tjerë flasin si deputetë. Vjosa është kryetare e Kuvendit dhe është përtej LDK-së, ndërsa në emër të LDK-së flas unë. Më vjen që jemi në këtë situatë, por ajo çka thatë ju në mënyrë eksplicite është se duhet të deklarohemi me votë në fund dhe në këtë mënyrë do të veprojmë në fund”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Matthew Kroenig Ndërsa COVID-19 po vazhdon të përhapet me…