Gashi: Jemi në pritje të aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja, tjerat çështje minutash

01 qershor 2020 | 11:29

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë me dije se janë në pritje të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nga “Klan Kosova” se a do të mblidhet sot Kryesia e LDK-së për të vendosur për emrat e ministrave, Gashi ka thënë se pas vendimit të plotë nga ana e Kushtetueses, të gjitha të tjerat janë çështje minutash.

“Ne jemi në pritje të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të vijë vendimi, të gjitha tjerat janë çështje minutash që do të konfirmohen”.

“Procesi vendimmarrës ka mbetur peng i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese i cili ende nuk ka arritur në Kuvend”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka  dalë me sqarim për…