Gashi kërkon hapësirë për ndërtimin e shtatores së Fadil Vokrrit dhe statujës së Majlinda Kelmendit

15 gusht 2019 | 15:41

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përmes dy letrave të nënshkruar sot me ane të së cilave iu është drejtuar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga ai që të sigurohet dy lokacione, njëra për vendosjen e shtatores së Legjendës së Futbollit Kosovar “Fadil Vokrri” dhe tjetra për vendosjen e statujës për Kampionen me famë botërore Majlinda Kelmendi.

“Kam kërkuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti që të bëhet ndarja e një lokacioni të përshtatshëm afër Stadiumit ‘Fadil Vokrri’, për të vendosur shtatoren e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë ndër vite në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe  Sportit ka vendosur që të ndërtoj shtatoren për legjendën e futbollit Kosovar të ndjerin Fadil Vokrri”, ka thënë Gashi.

Po ashtu, ministri Gashi kërkoi që të ndahet një lokacion i përshtatshëm për vendosjen e statujës së Majlinda Kelmendit. “Duke marr parasysh sukseset e xhudistes me famë botërore dhe fituese së Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike si dhe fituese së shumë kampionateve dhe garave ndërkombëtare, Federata Botërore e Xhudos ka vendosur për ta nderuar me ngritjen e një statuje ne Kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cesc Fabregas në ndeshjen e javës së parë të Ligue…