Gashi: Kryeministër ktheju pandemisë, targat le t’i zbatojnë në pikat kufitare

20 shtator 2021 | 11:49

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë kryeministri Albin Kurti duhet t’i kthehet pandemisë pasi sipas tij për tri javë kanë vdekur 604 qytetarë.

Sipas Gashit prioritet i Kosovës është pandemia dhe pjesa e targave është detyrë normale që e kryhet në pikat kufitare.

“Askush nuk mundet  me hyrë në Kosovë pa i respektuar rregullat e këtij vendi, po ti (Albin Kurti) ktheju pandemisë! 604 vetë të kanë vdekur. Këtu po të presim, këtu përgjigju”, është shprehur Gashi në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe gjatë fjalës së Arben Gshit në Kuvend është krijuar zhurmë me të qeshura, ku me këtë rast ai ka thënë se deputetët po merrnin urdhra që të veprojnë ashtu, derisa kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka kërkuar qetësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Listës Serbe kanë shkuar mëngjesin e sotëm në…