Reciprociteti me targat, Rakiqi kërkon reagimin e Vuçiqit

20 shtator 2021 | 11:43

Drejtuesit e Listës Serbe kanë shkuar mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar të Jarinjes pas vendimit të Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj targave të veturave nga Serbia.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq nga atje i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që siç ka thënë” ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë”.

“Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që janë mbledhur të përmbahen, dhe gjithashtu Prishtinës të mos ngris tensione. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për njerëzit, të cilët janë të shqetësuar se si të sigurojnë bukë për fëmijët e tyre. Ne gjithashtu informuam të dërguarin special, Miroslav Lajçak dhe kërkuam ndihmën e BE-së. Dhe unë i bëj thirrje presidentit Vuçiq të reagojë”, ka thënë ai, raporton “Kosovo Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli argjentinas, Lionel Messi nuk ia ka jep dorën Mauricion…