Gashi: Në Kosovë ka kurdisje të lojërave

27 maj 2019 | 22:17

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se në futbollin e Kosovës ka kurdisje të lojërave.

Ai në Puls të KTV-së ka thënë se ka kurdisje sidomos në Ligën e Parë, e më pak në Superligë.

“Ka kurdisje të lojërave. Është e vërtetë që ka. Ndoshta s’ka në atë masë si më parë, por ka edhe sot. Veçanërisht në Ligën e Parë, pak në Superligë. Ka, por kjo s’është në domenin tonë kjo. Është punë e federatës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Federata e Futbollit e Kosovës duhet të ketë kujdes të shtuar ndaj kurdisjeve.

“Rri me njerëz të sportit e flasin se janë shitur lojë apo diçka e tillë, por s’kam diçka konkrete. Nuk mund ta fshehim si fakt. Jetojmë në Kosovë e për të pasur sukses duhet të jemi të sinqertë. Ka raste kur ka kurdisje. Ka edhe në shtetet e zhvilluara, por s’duhet të marrim shembuj të këqij. Por, këtë dukuri duhet që federatat dhe klubet ta largojnë sepse aspirojmë për ecje përpara”, ka shtuar ai.

Gashi ka folur edhe për stadiumin kombëtar për të cilin ka thënë se javën e ardhshme do të jetë e gatshme maketa se si do të duket. Ka thënë se projekti është bërë nga një kompani në Turqi që ka ndërtuar dhjetëra stadiume.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të takimeve me degët, pas procesit të brendshëm…