Gashi: Nisma e Unionit të Bizneseve të avancojë në fazë tjetër

29 prill 2018 | 14:56

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në Gjermani ka hapur takimin e parë të anëtarëve Premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Në këtë takim, ku morën pjesë rreth 60 biznese Premium, nga më shumë se 300 anëtarë që ka Unioni, ministri Gashi në fjalën hyrëse ka potencuar nevojën që afaristët dhe bizneset shqiptare në diasporë të avancojnë në fazë tjetër të bashkëpunimit me Kosovën, në fazën e projekteve kapitale siç është projekti i Bankës së Diasporës, projekte që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.

“Puna që ka bërë Unioni që nga themelimi me një qasje profesionale e serioze, ka bërë që Qeverinë e Republikës së Kosovës ta ketë partner në rrugëtimin e saj. Andaj, rekomandoj që kjo nismë e juaj të avancojë në fazë tjetër, atë të realizimit të projekteve kapitale të Unionit. Ideja juaj për Bankën e Diasporës, por edhe projekteve tjera të fillojë së zbatuari”, ka deklaruar Gashi.

Në mesin e shumë pjesëmarrësve në këtë takim ishin prezent edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj si dhe kryetari i Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Lazim Destani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike (PD) ka mbledhur të dielën Kuvendin Kombëtar të…