Gashi: Palestra që zgjati 13 vite për t’u ndërtuar, përfundon në qershor

25 shkurt 2019 | 15:44

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Palestrën Sportive në Istog, ku ka takuar hendbollistet e Istogut.

Ai gjatë kësaj vizite është zotuar se kjo palestër sportive do të përfundoj në 6 mujorin e parë të këtij viti, i cili ka qenë projekt i stërzgjatur.

“Janë këto projekte që nuk janë përfunduar dhe kanë stërgjatë shumë që ka 13 vite që kanë filluar një dramë e paarsyeshme që ky projekt nuk ka përfunduar për sportistët e sportdashësit dhe hendbollistet e Istogut që kanë tregu sukses të mirë dhe zotohem që ky projekt do përfundoj në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, mjetet financiare janë të siguruara, kërkova nga kompania që në qershor ta dorëzoj palestrën dhe ne të ia dorëzojmë komunës dhe sportdashësve”, ka thënë Gashi.

“Është investim kryekëput i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe besoj se do jemi të vendosur që për këto 5 muaj që kanë mbet këtë palestër të ia dorëzojmë Komunës së Istogut. Ne gjatë këtij viti gjitha palestrat që kanë filluar vite më parë janë duke përfunduar si në Shtime dhe Rahovec që i kemi dorëzuar dhe kjo do të jetë palestra e radhës që këtë palestër të ua dorëzojmë autoriteteve komunale”, ka shtuar ministri Gashi.

Numri një i MKRS-së ka bërë me dije se institucioni që ai e drejton po i ndihmon të gjitha klubet që po tregojnë sukses dhe rezultate.

“Momenti kur klubi hendbollistik i vajzave hyri në 16-shen më të mirën në Evropë i kemi taku dhe i kemi mbështetë me nevojat e tyre si klub dhe klubet që kanë suksese e rezultate jemi duke i mbështetë drejtpërdrejtë”, ka përfunduar Gashi.

Gashi: Palestra që zgjati 13 vite për t’u ndërtuar, do të përfundojë në 6 mujorin e parë të këtij viti

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka…