Gashi për gjendjen shëndetësore të Sylejman Selimit: Ai po trajtohet në QKUK

08 janar 2019 | 17:06

Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka bërë me dije se klienti i tij  nuk është ftuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit Special për t’u intervistuar në Hagë.

Po ashtu, Gashi ka bërë me dije se gjeneral Selimi është duke u trajtuar në QKUK për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

“Të gjitha kontaktet zyrtare në formë të shkruar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e tij në Prishtine jemi duke i udhëhequr unë dhe avokatet amerikanë Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan. Gjendja shëndetësore e gjeneral Selimit me vite të tëra është përkeqësuar. Ai gjendet në trajtim mjekësor në QKUK në Prishtine që nga data 05.12.2018. Ne ekipi i avokatëve jemi duke negociuar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e z. Sylejman Selimit në Prishtine për një datë të papërcaktuar kur gjendja e tij shëndetësore të normalizohet”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar…