Gashi: Për katër vjet, Kosova ka rritur kapacitetet energjetike me vetëm 6 MW, rryma s’prodhohet me propagandë

12 nëntor 2026 | 11:59

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Gashi, ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesën e rritjes së kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Gashi ka krahasuar zhvillimin e kapaciteteve të reja prodhuese në vendet e rajonit gjatë katër viteve të fundit, duke pretenduar se Kosova ka shënuar rritje prej vetëm gjashtë megavatësh.

Sipas shifrave që ka publikuar, Maqedonia e Veriut ka shtuar 1,027 megavatë, Serbia 922, Bosnja dhe Hercegovina 366, Shqipëria 137 dhe Mali i Zi 28 megavatë kapacitete të reja prodhuese.

Gashi e ka cilësuar këtë si bilanc të dështimit të qeverisë Kurti në sektorin e energjisë, duke thënë se, derisa vendet e rajonit po ndërtojnë kapacitete të reja, Kosova po mbetet në vendnumëro.

“Energjia nuk prodhohet me propagandë, por me investime dhe përgjegjësi”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pëllumbi Sh.P.K. me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme certifikatën…