Gashi për vdekjen e ish-gjimnazistes: Obiliqi humbi një vajzë shembull

08 gusht 2022 | 12:54

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-gjimnazistes Magbule Gashi, e cila vdiq pas një sëmundje të rëndë.

I pari i Obiliqit ka thënë se jo vetëm familja por i gjithë qyteti humbi një vajzë shembull.

“Jo vetëm familja, por i gjithë qyteti i Obiliqit, humbi një vajzë të re shembull, të mençur, aktive dhe shumë punëtore e cila aktivitetin e saj për rininë e shtriu në organizatat rinore të Obiliqit”, ka shkruar Gashi në profilin e vet në “Facebook”.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, tashmë është bërë një…