Gashi për videon me lypsarin: Shumicës iu kanë pëlqyer ato veprime

17 shkurt 2020 | 19:16

Avokati Tomë Gashi ka thënë se mbi 100 herë është ankuar tek organet kompetente për rastin e lypsarëve që qëndrojnë tek sheshet e Prishtinës.

Kështu ka thënë ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke shtuar se shumë personave iu kanë pëlqyer veprimet e tij sepse lypsarët në fjalë nuk mund të largohen ndryshe.

“Unë çka kam pasur të shpjegoj e kam shpjeguar dhe publikuar vet. Kjo ka qenë data 14 shkurt edhe pse atë ditë është dashur të merremi me tema tjera – dikujt i është dukur më e rëndësishme që të merret me sjelljet e mia”.

“Ka qenë tepër befasuese se të gjithë i kanë lidhur veprimet e mia me VV-në; ndërsa shumicës së qytetarëve në sheshin “Nëna Terezë” iu kanë pëlqyer ato veprime”.

“Ata nuk janë lypsarë, por mashtrues ordinerë – një grup i organizuar që e bëjnë këtë situatë tepër shqetësuese. E kanë ndërlidhur këtë veprim me VV-në dhe unë nuk di se çka ka pasur kjo punë të bëjë me të”.

“Unë nuk duhet të kërkoj falje sepse për më tepër se 100 herë e kam thirrur inspekcionin dhe Policinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në kufirin Shqipëri - Kosovë (në Morinë) janë krijuar…