Gashi pret në takim homologen nga Shqipëria, diskutojnë për kalendarin e përbashkët kulturor

14 mars 2019 | 13:52

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në qytetin e Prizrenit ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, me të cilën kanë biseduar rreth bashkëpunimit të deritashëm mes dy shteteve në fushën e kulturës.

“Në Prizren, prita Elva Margariti, ministre e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, me të cilën biseduam rreth bashkëpunimit të deritashëm mes dy shteteve tina në fushën e kulturës, duke e pasur parasysh faktin e kulturës dhe gjuhës së njëjtë që kanë edhe Republika e Kosovës si edhe ajo e Shqipërisë. U dakorduam që ditëve në vazhdim të nënshkruajmë kalendarin e përbashkët kulturor midis Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ministri Gashi.

Fotografia e Kujtim Gashi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22 dhe 25 mars janë datat kur Shqipëria përballet me…