Gashi: Prizreni bëhet me pishinë olimpike

20 korrik 14:50

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashim ka marr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në Prizren, që është një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me këtë rast, ministri Gashi ka deklaruar “ky është një ndër projektet më të rëndësishme kapitale që e financon MKRS-ja, jo vetëm në Prizren por në gjithë Republikën e Kosovës”. Ministri Gashi po ashtu foli edhe rreth kostos së këtij projekti duke thënë se ka një kosto prej 2 milion e gjysmë.

“Ajo që është me rëndësi për këtë vit, MKRS ka të planifikuar dhe ka ndarë 500 mijë euro për këtë projekt dhe besoj që sipas planit dinamik të vazhdojmë punimet dhe t’i sigurojmë mjetet tjera, në mënyrë që të vazhdoj ky projekt. Është një projekt që investohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për qytetarët e Prizrenit dhe sportistët e Prizrenit dhe është njëri ndër projektet më të bukur që ka investuar ndonjëherë MKRS”, ka deklaruar Gashi, i cili bwri me dije se ky investim bëhet në kuadër të programit për të rregulluar infrastrukturën sportive në Kosovë dhe se pritet që të realizohet për 36 muaj.

Ndërkaq  kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka falënderoi ministrin Gashi për investimet që po bënë në infrastrukturën sportive në komunën e Prizrenit dhe të rrethinës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, po…