Presidenti Ilir Meta pret në takimin ministrin Bejtush Gashi

20 korrik 2018 | 14:47

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, po qëndron për një vizitë dyditore në Republikën e Shqipërisë.

Të premten ai është pritur në takim nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në këtë takim u bisedua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe shteteve të tjera të rajonit, në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe krijimin e një klime sa më të mirë dhe të sigurt për të gjithë rajonin.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, me theks të veçantë u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e Emergjencave Cilivile.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehu kënaqësinë e veçantë për rekomandimin pozitiv që Komisioni Evropian, ka dhënë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pret me kënaqësi që edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli të miratojnë sa më parë këtë rekomandim.

Ndërsa ministri Gashi e falënderuar Metën për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e Shqipërisë për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, ministri Gashi dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, nesër do të nënshkruajnë Protokoll bashkëpunimi gjatë sezonit turistik veror, në pikat e kalimit kufitar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Mevludin Krasniqi,…