Gashi: Specialja nuk mund të quhet politike, deputetët vet e kanë votuar

10 janar 2018 | 21:52

Avokati, Tomë Gashi, ka thënë se gjithmonë ka qenë kundër Gjykatës Speciale.

Derisa ka folur për këtë gjykatë, Gashi ka thënë atë e ka votuar Kuvendi i Kosovës, por që nuk dihet një afatshmëri e veprimtarisë së saj.

Më tej, ai ka thënë se ajo nuk mund të quhet, gjykatë politike, pasi që ligjvënësit atë e kanë votuar me vetëdëshirë.

“Askush nuk ua ka ngrit duart mbi 80 deputetëve të kuvendit që ta votojnë, këtë gjykatë që është tepër e dëmshme. Ata nuk mund ta quajnë gjykatë politike sepse vet e kanë votuar. Mjetet që ka ndarë Republika e Kosovës prej 1.5 milionë euro nuk mbulojnë as edhe një klient. Pretendimi se me këtë shumë mund të bëhet mbulim për të akuzuarit dhe shpenzimet e familjarëve, e dimë se nuk është e mundur”, është shprehur Gashi ndër të tjera. (Klan Kosova)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ford ka instaluar softuer mashtrues për emetimin e gazrave në…