Gasly befason me triumfin në Monza

06 shtator 2020 | 17:22

Çmim i Madh i Monzas ka qenë i pabesueshëm. Dukej nisje, shumë tërheqje dhe një podium i papritur. Ka qenë Pierre Gasly piloti që ka triumfuar në Monza.

Piloti i Alpha Tauri, duke përfituar nga kaosi i shkaktuar nga ndalesa e Magnussen dhe aksidenti i Leclerc, ka marrë vendin e parë për herën e parë në karrierë. Pas tij është renditur Carlos Saint, autor i një gare të madhe nga fillimi me një super parakalim nga Bottas.

Vendi i tretë është marrë nga Lance Stroll. Hamiltoni e ka mbyllur garën në vendin e shtatë pas një penalizimi. “Sinqerisht, është e pabesueshme. Nuk jam i sigurt nëse po arrij ta kuptoj atë që ka ndodhur, ishte realisht një garë e çmendur”, ka thënë Gasly, pas përfundimit të garës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bastoret kryesore botërore e kanë favorizuar Greqinë kundër Kosovës, në…