Gastronomët: 600 shujta falas në ditë për mjekët kosovarë që po e luftojnë virusin COVID-19

31 korrik 2020 | 22:12

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka bërë të ditur se pas takimit me gastronomët nëpër vende të ndryshme, kanë marrë vendim për shpërndarjen falas të 600 shujtave për mjekët kosovarë.

Në një shkrim të tij në Facebook, Kllokoqi ka thënë se vendimi i tyre është tentim për tu dalur në ndihmë mjekëve që po luftojnë në vijë të parë të frontit me virusin COVID-19.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje gjuhësore nga Petrit Kllokoqi:

Përshëndetje Kosovë.

Ne si Shoqatë duke pare zhvillimet e ngjarjeve te diteve te fundit dhe rritjen e numbrave te te infektuarve me COVID-19 mbajtem nje takim qe edhe nje here ti bashkangjitemi me ndihmen tone vijes se pare te frontit.

Ne si Shoqate e Gastronomeve të Kosovës jemi te gateshme ne kordinim me Mistrine e Shendetesis ti ndihmojme QKUKS me ate qe dime ta bejm me se miri. Per nje muaj Shoqata jone eshte e gateshme te pergadis shujta per rreth 400 mjeke te paradites dhe 200 te ndrimit te dyte. Ideja e ketije gjesti simbolike eshte ti japim nje ndihme kuzhines te QKUKs.

Nismes tone deri tani i jane bashkangjitur gastronomet e Prishtines qe jane Gizzu grill, Don caffe, Greatwood, Miqt pun, Star Sun, Che bar, Hotel Sirius, STORIES taste&tell, Lulus, Dar tea room, Momo, Shisha bar Noar, Babel, Dit e nat, Caffez lounge, Casa Cafe, Soma, Miqt taverna, Galery, Bon Vivant, Deck, Trock taverna,Guest,Sushico,Green Protein,Kadare bar&books, Apartamenti, Sette coffee & more

Ju ftojm te gjitha biznesev gastronomike te Kosoves ti bashkohen ketij udhetimi duke e organizuar edhe vet neper komunat e tyre,ndersa ne Prishtine duke na shkruar ne facebook.

Ti dalim ne krah patrioteve te sodit deri ne fund te pandemis

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SILVANA BEGAJ Nëno më fal, por unë po iki nga…