Gatasaray ofron dy lojtarë për Muriqin

07 qershor 2019 | 14:52

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, është kthyer në objektivin kryesor të Galatasarayt. Kampionët e Turqisë kërkojnë ta fuqizojnë repartin e sulmit duke blerë kartonin e 24-vjeçarit nga skuadra e Rizesporit.

Media turke ‘Ajansspor’ raporton se ndër propozimet e fundit të Galatarasayt ka qenë një marrëveshje ku përfshiheshin dy lojtarë që s’janë më në planet e trajnerit Fatih Terim.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ahmet Çalik dhe mesfushorin Emer Bajram. Drejtuesit e Rizesporit nuk e kanë pëlqyer këtë propozim, por bisedimet për sulmuesin shqiptar mbeten të hapura.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është bërë pjesë e instalacionit…